×
  • Show Time
  • Show Time

    “Po moj zemër kalon, por do kohën e vet”, Arbana Osmani publikon bisedën e fundit me Vjosa Berishën

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 20:29

    Prezantuesja shqiptare, Arbana Osmani, ka publikuar bisedën e fundit që pati me tashmë të ndjerën, regjisoren Vjosa Berisha.

    Në bisedat e publikuara nga vetë Osmani, shihet se regjisorja Berisha ishte shprehur optimiste për gjendjen e saj shëndetësore.

    “Po moj zemër, kalon por e do kohën e vetë”, ishin fjalët e Vjosa Berishës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sa shumë shpresë që pate gjithmonë o Vjosa”, shkroi prezantuesja në postimin e saj.

    Biseda e fundit mes të dyjave kishte përfunduar me fjalë dashamirësie për njëra-tjetrën.

    Kujtojmë se bota e artit e humbi sot regjisoren Vjosa Berisha, në moshën 50 vjeçare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!