Fifi ‘thumboi’ përmes postimeve të fundit.
Këngëtarja Fifi kohë më parë u komentua për një lidhje të mundshme me Xhuljo Tabakun.
Dyshimet i kishte nxitur me anë të disa postimeve, por tashmë djali në fjalë është kurorëzuar me një tjetër.
Me anë të disa postimeve në rrjete socaile, Fifi hodhi disa ‘thumba’, por nuk e specifikoi se për kë e kishte fjalën.
Një prej ndjekësve e pyet “A mbahet lidhja në distancë?”, ndërsa Fifi nuk hezitoi t’i përgjigjej “Ah jo…nuk mbahet valla. Se po rrejshin po të këputëshin”.
Një tjetër ndjekës i shkruan “Nëse të rastis prapë me dashtë fort dikënd që ndoshta s’ka me të dashtë, a do vazhdoje ta doje?”.
“Më ka pas rastisur ta dua dikë, lejë që s’më ka dashur po as respekt nuk kishte pasur për mua! Kështu që përgjigjen a do e doje s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë, por të paktën jam munduar mos me e fikë butonin e shpresës. Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. E unë jam momentalisht në mesin e njerëzve qe dua”, u përgjigj këngëtarja.
Me këtë, ajo la të aludohej se këto postime ishin ‘thumba’ pikërisht për personin e lartpërmendur
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.