Ledri Vula dhe Sara Hoxha udhëtuan më në fund së bashku me vajzën e porsalindur drejt Kosovës.
Prindërit e Ledrit ishin mjaft të entuziazmuar saqë i bënë mbesës së tyre një pritje madhështore, duke i organizuar një festë të këndshme.
E para që e ndau këtë gëzim kaq të madh ishte gjyshe Xheraldina, që ka ndarë në Instagram foton e parë me të voglën.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Poem Blu.
Xheraldina duket se është emocionuar pafund nga ky takim, teksa ka shkruar:
“Dhe ajo erdhi dhe zemra ime shkriu dhe filloi të rrahë në një ritëm tjetër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.