Finalja e Big Brother VIP u mbajt ditën e premte (18 shkurt), ndërsa spektakli i plotë nuk ka mbaruar akoma. Është paralajmëruar që do të ketë edhe tri puntata të tjera, post Big Brother, xhirimet e të cilave kanë filluar ditën e sotme (e diel).
Ndërkohë që në rrjete sociale nga banorët u publikuan disa pamje nga xhirimet e puntatës së parë.Siç mësohet, Donald Veshaj nuk është parë as në xhirimet e post BB VIP.
Jo vetëm Donaldi, por bashkë me të mungoi edhe e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë situata.
Aktori nga Vlora nuk vazhdoi as në pas-ndejën e organizuar brenda shtëpisë së madhe, i cili u raportua se është larguar bashkë me të vëllanë, Romeon dhe Trixën.
Binjakët po ashtu kanë hequr nga rrjetet sociale edhe promon paralajmëruese të “Më lër të flas”. Veshaj duket të ketë një hatërmbetje me produksionin, i cili tanimë nuk ndjek në Instagram producentet e emisionit, Sarën dhe Lori Hoxhën.
Ai ka hequr nga lista e ndjekësve edhe prezantuesen e Big Brother VIP, Arbana Osmani. Kujtojmë që fituesi i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.