×
  • Show Time
  • Show Time

    Prej muajsh s’dinim gjë për të, por mësoni se ku do e shohim së shpejti Flori Mumajesin

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 12:28

    Prej disa kohësh në media është diskutuar shumë mungesa e gjatë e Flori Mumajesit në skenë. Që prej fitores së festivalit ‘Kënga Magjike’, ai ‘u zhduk’ nga ekrani dhe nuk publikoi më këngë të reja.


    Kjo mungesë e Florit është ndjerë edhe tek fansat e tij, të cilët nuk lënë rast pa u interesuar për kantautorin.

    Dhe më në fund ka ardhur një lajm i mirë për simpatizantët e Mumajesit, pasi siç duket shumë shpejt do të kemi një tjetër krijim të tij.

    Ka qenë kolegia nga Kosova Shkurte Gashi ajo që na ka njohur me lajmin e bukur, teksa ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti do të vijë një këngë e re shoqëruar me videoklip, si bashkëpunim mes Flori Mumajesit, Shkurte Gashit dhe Brunon.

    Duket se xhirimet e klipit kanë nisur dhe të gjithë mezi po presim se ç’ka ‘gatuar’ kësaj here pas një mungese të gjatë Flori Mumajesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!