×
  • Show Time
  • Show Time

    “Preva kabllot e lagjes që mësuesja të mos merrte në telefon mamin”, jeta e pa rrëfyer e Monika Lubonjës

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 23:58

    Monika Lubonja ka zbuluar detaje nga jeta e saj, të cilat i ka rrëfyer brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ajo ka treguar që nga marrëdhënia me prindërit, shkolla fillore, futja tek Instituti i Arteve, suksesi me filmat e deri lindja e vajzës, Teas.

    “13 prill 1968 Zoti më dërgoi dy engjëj të mrekullueshëm që ishin prindërit e mi. Tek babi gjej Monikën, kam marrë rebelizmin, drejtësinë dhe të bëj atë që do Monika. Mamaja ime është një tjetër heroinë. Në klasën e parë në vitin 1974 prindërit e mi u transferuan në Librazhd sepse babai rebelonte ndaj sistemit. Vuri për herë të parë dializën. Kam qenë natyrë rebele. Kam prerë kabllot e lagjes se mësueset merrnin mamin në telefon se kisha marrë 2 katra. Kisha ëndërr të bëhesha aktore edhe pse mami s’ma ka aprovuar. Filloi ëndrra ime, fitoj Institutin e Arteve, ku jeta ime pësoi një ndryshim të madh. Një ditë shof nënën time që më del para më thotë që babanë e kanë arrestuar, mendova fundin tim. E pashë me duart e lidhura. Ktheu gjithë botën përmbys duke thënë që Monika nuk kishte faj. Më pas ndodhi puthja, edhe pse nuk ishte në skenar, thyerje tabush. Filluan filmat.{, ka treguar ajo.

    Monika u shprehur e kënaqur me të arriturat e vajzës së saj.

    “Nuk deshëm që Tea të ndahej me të atin. Jeta ime ka qenë rënie, maja. Nëse ndonjë ditë doja t’i kërkoja falje Teas, është se ajo u bë nënë për mua. Vajti në Gjermani, ajo e përballoi, por unë ngela prapë vetëm. Më iku forca ime por nuk e di se sa e lumtur jam që Tea ka arritur maksimumin aty ku është”, tha Monika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!