×
  • Show Time
  • Show Time

    Prezantuesja e njohur kosovare bëhet nënë

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 23:50

    Prezantuesja e njohur e sportit, Genta Cana, është bërë nënë për herë të parë të shtunën e 3 gushtit.


    Një ditë pasi publikoi një set fotografish, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, prezantuesja nga Gjakova mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë.

    Ajo lindi në një nga spitalet private të kryeqytetit, ndërsa solli në jetë një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar me emrin Ella.

    Si nëna ashtu edhe vajza gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa urimet e menjëhershme nga familjarët dhe rrethi shoqëror nuk kanë munguar, përcjell telegrafi.

    “Është gati fundi i këtij rrugëtimi të bukur. Vajza ime është gati të takojë botën”, shkruante Genta në një prej fotografive të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

    https://www.instagram.com/p/B0rBPciF70Z/?utm_source=ig_embed

    Genta Cana dhe bashkëshorti i saj, Nol Fetoshi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në prill të këtij viti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!