Prezantuesja e televizionit britanik Caroline Flack është vetëvrarë ndërsa pritej të përballej me hetime dhe një proces gjyqësor, e akuzuar për dhunim të partnerit të saj.
Është ky përfundimi I deklaruar nga mjekja ligjor, sikurse bën me dije BBC.
Ish-prezantuesja e spektakleve “The ex-Love Island” dhe “X Factor” u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Stoke Newington, London, më 15 Shkurt.
Një ditë përpara këtij akti ajo kishte mësuar se mund të hetohej dhe i trembej presionit të shtypit. Mjekja Ligjore Mary Hassell zyrtarisht tha se vdekja e saj ishte një vetëvrasje.
Zonja Hassell tha se Flack, ishte vetëvrarë pas një gjendjeje të rënduar stresi dhe ankthi. Sipas mjekes ligjore gjendja e shëndetit mendor të prezantueses ishte rënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.