Dukesha do të bëhet sërish nënë. Bashkëshortja e Princ Harry pas lindjes së fëmijës së parë është shtatzënë për herë të dytë.
Çifti publikuan një fotografi me ngjyra bardh dhe zi në Instagram duke njoftuar publikun për fëmijën e dytë në ditën e Shën Valentinit.
Një burim i Meghan dhe Harry tha: “Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë.”
Lajmi për shtatzëninë e radhës të Meghan, vije muaj pasi ajo kishte treguar për New York Times se ka abortuar një fëmijë.
Ndryshe, Dukesha njoftoi për ditën e Shën Valentinit që është në prag të pritjes së fëmijës së dytë ashtu siç kishte bërë edhe Princeshë Diana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.