×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Prishet miqësia: Fifi paralajmëron padi ndaj Donaldit

    Reporteri
    30 Prill 2022 | 10:32

    Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që nisi dje.

    Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”, ndërsa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.

    Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq.

    Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet: “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë.

    Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja.

    Kujtojmë që Donaldi dhe Fifi kishin një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!