Gazetari, Bledi Mane ka vendosur të martën që të largohet vullnetarisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Bledi tha se ka vendosur të largohet për hirë të dashurisë së Kiarës dhe Luizit.
Ndërsa, dje gjatë ditës është larguar edhe Valbona Mema, e cila tha se një familjare e saj është e sëmurë.
I gjendur në një situatë aspak të zakontë, produksioni është në hall dhe duhet të gjejë një banor të ri të fortë për të ndryshuar dinamikën në shtëpi.
Në rrjet ka qarkulluar se të shtunën do futet modelja e njohur Erjola Doci e cila njihet për deklaratat e saj që janë bërë virale në rrjet.
Se a pritet të jetë ajo mbetet për t’u parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.