×
  • Show Time
  • Show Time

    Projekti i verës, Nora Istrefi do të sjellë bashkëpunimin me reperen e njohur shqiptare

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 14:46

    Nora Istrefi nuk ka ndërmend të ndalet me bashkëpunimet. Dhe me ardhjen e verës, këngëtarja po kujdeset të sjellë një tjetër hit.


    “Prive” ka zbuluar se Nora do të jetë krahë reperes Melinda Ademi këtë herë. Vajzat po përgatiten për ta publikuar projektin e përbashkët sa më shpejtë. E me siguri, si fansat e Norës, ashtu dhe të Melindës po e presin me padurim këngën.

    Nuk ka kaluar shumë kohë nga “Ana”, bashkëpunimi i Norës me Gjikon, i cili u kthye menjëherë në të preferuarin e shumicës. Ndërsa, reperja e ka publikuar projektin e fundit vetëm 4 javë më parë, të titulluar “24 bars”. Me siguri, projekti me Norën do të jetë ritmik e plot adrenalinë, siç e meriton ky sezon.

    Nuk dihet nëse vajzat po xhirojnë ndërkohë klipin shoqërues të këngës, megjithatë gjithçka duket shumë premtuese. Mbetet të presim dhe pak! /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!