×
  • Show Time
  • Show Time

    Pronari i klubit ku do të performoj Unikkatil i quan ‘hajgare’ kërcënimet e Dudës

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 21:16

    Sonte në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan pritet të mban koncert reperi i njohur, Unikkatil.


    Rreth mbajtjes së këtij koncerti ka reaguar reperi nga Gjilani, Duda. Ai në disa postime që ka bërë në rrjetet sociale ka ofenduar e madje edhe kërcënuar pronarët e diskotekës ‘Stop’, shkruan Indeksonline.

    Në një prononcim për Indeksonline, një nga pronarët e kësaj diskoteke, Albert Sylejmani deklaroj se koncerti do të mbahet ndërsa kërcënimet e Dudës i ka quajtur ‘hajgare’.

    “Koncerti do të mbahet, ato janë hajgare”, u shpreh Alberti.

    Ndërsa lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e mërkurë ka arrestuar Liridon Bajramin, i njohur si DJ Wrondon, që njëherësh është DJ personal i Dudës, arrestimi është bërë pas kanosjes së pronarëve të diskotekës “Stop”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!