Këngëtari i njohur Afrim Muqiqi ka folur për kushtet e policëve në Kosovë duke thënë se nuk duhet të krenohemi me policët me fotografitë e tyre e të mos i mbështetim me ngritje të pagave.
Ai tutje tha ka shumë deputet që asnjëherë nuk flasin në seanca dhe marrin paga shumë më të larta se policët e Kosovës.
Muqiqi u shpreh shumë i zhgënjyer duke thënë se kë dëgjuar që deputetët kanë angazhuar edhe asistentë.
“Ky është turpi i botës”, tha Muqiqi.
Ai tha që ka propozuar që pagat e deputetëve të shndërrohen në paga të policëve dhe anasjelltas.
“Policia e Kosovës na ka bërë krenar, por jo me marre e me çitë nëpër foto. Ata nuk kanë nevojë për kësi përkrahje, ata kanë nevojë për paga të dinjitetshme. E kam dhënë para disa muajve një propozim. Pagat e deputetëve të Kosovës duhet të shndërrohen në paga të policëve të Kosovës, dhe anasjelltas. Ka deputetë që s’i kom ni kurrë. Nuk është e drejtë. Dëgjova që deputetë të Kuvendit të Kosovës paskan marrë edhe asistenta, e kjo është turpi i botës.”, tha Muçiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.