×
  • Show Time
  • Show Time

    Prova javore nis me tension, banorët nervozohen me Arditin

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 20:01

    Buxheti i këtyre ditëve është i varur nga suksesi i realizimit të provës javore.

    Këtë herë banorët do të duhen të realizojnë një trap, dhe nëpërmjet tij të transportojnë mallra të ndryshëm nga njëra anë e pishinës tek ana tjetër.

    Në dukje prova javore dukej e lehtë por që në fillesat e saj u bë shkak për krijimin e disa debateve mes banorëve.

    Banorët të revoltuar kanë diskutuar me Arditin, pasi ky i fundit nuk po kontribuonte në realizimin e trapit.

    “Mos rri aty dhe të shpërndash energji negative duke dhënë urdhra dhe duke thënë që nuk bëhet. Çohu, jep ide dhe ndihmo”,- thanë njëzëri banorët./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!