×
  • Show Time
  • Show Time

    Pse Dj Dagz duhet të jetë njëri nga finalistët e Big Brother VIP?

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 21:10

    Arbër Gumnishta është 29-vjeçari nga Vushtrria i cili ka dy muaj që ka nisur aventurën e tij në Big Brother VIP Albania.

    Ani pse fillimisht ai ishte në dyshe me Dj PM, kur dyshja u eleminuan nga loja u hap sërish një televotim, kur Dj Dagz doli i preferuar nga publiku, për t’u kthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të vazhduar lojën e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Arbëri, i njohur ndryshe si Dj Dagz është padyshim njëri nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë, por edhe nga publiku, ndjekës i këtij formati.

    Edukata, kultura dhe sjellja e tij me banorët, janë karakteristikat që e kanë bërë që ai të jetë më i veçantë se pjesa tjetër e VIP-ave të shtëpisë.

    Duke qenë se nuk kanë mbetur edhe shumë javë deri në përfundim të këtij spektakli, e publiku gjithmonë është i fokusuar tek personat që debatojnë fort në atë shtëpi, një pjesë tjetër e publikut jo gjithmonë do zhurmën e debatet.

    Pjesa më e madhe e tyre preferojnë qetësinë dhe maturinë që e karakterin Dj Dagz-in brenda shtëpisë, duke bërë që kjo të mos e përjashtojë që ai të jetë një nga finalistët e këtij edicioni të parë VIP të Big Brother Albania./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!