×
  • Show Time
  • Show Time

    Pse Kate Middleton nuk mori pjesë në zbulimin e statujës së Princeshës Diana

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 18:17

    Kishte një arsye se përse Kate Middleton nuk mori pjesë në zbulimin e statujës së Princeshës Diana, pavarësisht dëshirës së saj.


    “Për shkak të respektit për Princin Harry dhe Princin William, familja mbretërore dëshironte që ajo të ishte vetëm për djemtë e Dianas dhe jo për vëmendje të publikut”, tha një burim për Us Weekly të premten.

    “Kate padyshim që po mbështeste [burrin e saj] William ndërsa fizikisht nuk ishte atje dhe dëshironte vërtet të merrte pjesë, por familja si një e tërë vendosi se ishte më e mira për fëmijët dhe për të të qëndronin në shtëpi”, pretendoi burimi.

    Middleton, 39 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 6 vjeçe dhe Princi Louis, 3 vjeç, pritet të vizitojnë statujën ditëve në vazhdim.

    Të enjten, Harry, 36 vjeç dhe William, 39 vjeç, lanë mënjanë mosmarrëveshjet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të.

    Tre vëllezërit e motrat e Dianës u bashkuan po ashtu për një ceremoni private në Sunken Garden në Pallatin Kensington të Londrës. Ishte hera e dytë që vëllezërit u shfaqën së bashku në publik që kur Harry u largua nga detyrat mbretërore mbi një vit më parë.

    Statuja, e porositur nga vëllezërit në vitin 2017, e paraqet Dianën të rrethuar nga tre fëmijë, përcjell telegrafi.

    Stili i veshjes së saj ka për qëllim të evokojë periudhën e fundit të jetës së saj kur ajo fitoi besim në punën humanitare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!