×
  • Show Time
  • Show Time

    “Pse ke shtuar kaq shumë në peshë?”, Bebe Rexha i kthehet keq ndjekësit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 8:28

    Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se është gjykuar shumë gjatë jetës së saj për peshën trupore.


    Madje sipas saj, për këtë arsye ka patur probleme edhe në industrinë muzikore.

    Pavarësisht se artistja me origjinë shqiptare ka dhënë mesazhe të shumta për të mos paragjykuar askënd për këtë pjesë, duket se ka ende nga ata që vazhdojnë t’ja vënë në dukje shtimin në peshë.

    Së fundmi këngëtarja ka komunikuar virtualisht me ndjekësit e saj dhe njëri prej tyre i ka bërë një pyetje që asaj nuk i ka pëlqyer aspak.

    “Je shëndoshur… Pse ke shtuar kaq shumë?”, e ka pyetur një ndjekës Beben.

    “E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.

    Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë.

    “Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, i është përgjigjur Rexha.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!