Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ka qenë njëri ndër personazhet më të përfolur gjatë sezonit të dytë.
Sidomos marrëdhëniet e tij me Ledjanën dhe Antonelën, e cila u përcoll më shumë ulje dhe ngritje deri sa i dha fund përfundimisht me Ledjanën.
E këtë histori duket se ish-konkurrenti e ka lënë pas krahëve, pasi në rrjete sociale janë duke qarkulluar disa fotografi, ku ai shihet i afërt me një vajzë që për publikun është e panjohur.
Nuk dihet kush është vajza dhe cili është raporti i tyre, por afërsia e treguar ka bërë që ndjekësit të aludojnë për një lidhje të re dashurie.
Kujtojmë se goditjen e fundit duke treguar se përfundimisht ka marrë fund çdo gjë me Ledjanën, Mevlani e dha duke fshirë nga platforma “Youtube” këngën ‘Ledjana’ dedikuar asaj gjatë kohës sa ishin në program.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.