×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen pamje nga përgatitja e performancës së Era Istrefit për inagurimin e stadiumin në Shqipëri

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 13:04

    Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë botërore, Era Istrefi, është njëra prej artisteve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”.


    Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri, transmeton Gazeta Sinjali.

    Në këtë video shihet Era duke kënduar këngën “Live it up”, që ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”. Por, krahas kësaj, artistja shqiptare do të performojë edhe dy këngë të tjera që nuk janë bërë të ditura për publikun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!