×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen pamjet nga festa ‘nënujore’, ja si po i gëzohet ditëlindjes ‘sirena’ Armina Mevlani

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 11:44

    Një ndër blogeret më të njohura, Armina Mevlani feston sot 30 vjetorin e lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë!


    Armina ka ndarë një pjesë të atmosferës së ditëlindjes së saj e cila nuk mund të ishte më bukur se kaq.

    Ajo është mbushur me buqeta me lule dhe urime zemre. Në një postim blogerja shkruan: ‘Jam falenderuse për çdo ditë të jetës time. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq faleminderit për çdo urim’.

    E veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, Mevlani ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga festa madhështore, mes muzikës, shkëlqimit të xixave të fustaneve, pijeve të mira e miqve të çmuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!