Pas skandalit të fotografive të Beartit me Tean, ku kjo e fundit kishte dalë javën e kaluar si çift me Andin.
Ishte deklarata e Andit, që është bërë për shkak të kontratës që kanë nënshkruar në fillim të hyrjes së tyre dhe ka qenë i detyruar të dilte si çift me të.
Ndërsa, Bearti e konfirmoi lidhjen e tyre dhe kishte dalë duke e mbrojtur Tean e cila sipas tij nuk ka faj në këtë çështje dhe që lidhja e tyre është një dashuri e vërtetë.
Por, së fundmi në rrjete sociale qarkullon një foto e kontratës së konkurrentëve të “Për’puthen”, për të cilën Tea ditën e djeshme tha që nuk do të ishte gjë e keqe të publikohej.
Në një pjesë të kontratës shkruan që mospjesëmarrja në emision pa paralajmërim do të lejojë që produksioni të aplikojë panalitete deri në vlerën e 5000 euro, si pasojë e prishjes së imazhit të këtij emisioni.
Në foton që qarkullon është vetëm neni 5 i kontratës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.