Është publikuar ‘traileri’ i filmit “Twist”.
Sky Cinema ka publikuar ‘trailerin’ e adaptimit modern të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist”, shkruajnë mediat e huaja.
Versioni i ri Oliver Twist luhet nga aktori Raff Law si rol kryesor në këtë film i cili titullohet “Twist”, së bashku me Lena Headey në rolin e ‘Sikes’, Rita Orën në rolin e ‘Dodge’, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe David Walliams në rolin e ‘Losberne’.
Ishte edhe Rita ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit ‘trailerin’ e filmit ku ka treguar emocionet e saj si aktore.
“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, ka shkruar Rita në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.