Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja është aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij. Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës” rreth orës 11:00 gjatë paradites.
Policia njoftoi se ka qenë mjeti me drejtues shtetasin E.K. ai që është përplasur me motorin që drejtohej nga aktori i humorit. Më tej u njoftua se Paja ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht, aktori nuk ka patur asgjë serioze, por ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Dosja.al” ka publikuar videon e aksidentit të humoristit shqiptar, Gazmend Paja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.