Këngëtarët Adelina Ismaili dhe Robert Berisha kanë një njohje të kahershme mes vete.
Kjo pasi të dy i përkasin një elite të muzikantëve të kahmotshëm, ku njëra shquhej si këngëtarja më energjike dhe e popullarizuar e momentit në rininë e saj, e tjetri si muzikant përcjellës i këngëtarit Sinan Vllasaliu.
Sot të dy kanë zhvilluar karriera e tyre në muzikë dhe televizion dhe për rastësi të dy punojnë si prezantues emisionesh.
Ndërkohë, një video e cila ka qarkulluar së fundmi në Instagram dhe TikTok ka shfaqur sekuenca nga një video e realizuar shumë pak vite pas luftës.
Në këtë video, mund të shohim ekzistencën e shoqërisë së hershme mes Robert Berishës dhe Adelina Ismailit, në një tavolinë të shoqëruar me shumë figura të famshme të artit të asaj kohe, duke përfshirë humoristin Sevdai Radogoshi.
Në video, prezentë mund të shihet edhe nëna e ndjerë e Adelinës, Mona Ismaili, e cila gjerësisht njihet si menaxherja e parë femër e një këngëtareje në trojet shqiptare.
Sigurisht që pamje të tilla i kanë kthyer në kujtesën e kohëve të bukura edhe vet Adelinën me Robertin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.