Mbrëmë në 20 vjetorin e themelimit të Top Channel u bënë bashkë figura të njohura për publikun.
Të pranishëm ishin këngëtar, gazetarë, moderatorë si dhe shumë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe ish-banorët e shtëpisë “Big Brother Vip”.
Ajo që morri vëmendje më të madhe nga mediat rozë ishte Fifi për shkak se aty prezent ishte edhe Granit Cana me të cilin kishin një histori.
Mirëpo vëmendjen më pas e mori diçka krejtësisht tjetër.
Fifi ka postuar një video duke kënduar dhe kërcyer me Arbana Osmanin, teksa në fund shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.
“Dashuria ime”, ka shkruar Fifi sipër videos.
Kjo video është bërë virale në rrjete sociale duke marrë komente të shumta, një pjesë e madhe e tyre negative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.