×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet VIDEO kur dikush nga jashtë i gjuan me gurë banorët e Big Brother VIP

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 22:49

    Kjo javë ka qenë e ndezur me debate mes banorëve të “Big Brother VIP”.

    Tensioni që ekziston në shtëpi është përcjellë edhe te ndjekësit e reality-showt.

    Teksa sikur mos të mjaftonte kjo, një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

    Teksa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në oborr duke diskutuar, disa persona kanë sulmuar shtëpinë e “Big Brother”.

    Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqetësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta. Sigurisht, situata është kontrolluar në kohë dhe nuk ka as të lënduar as dëme materiale.

    Madje u reportua se pranë shtëpisë së Big Brother janë dëgjuar edhe sirenat e Policisë për të parë gjendjen se çfarë realisht ka ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!