Një nga lajmet më të përfolura të disa ditëve mëparë ka qenë ajo për moderatoren simpatike të Ora News, Xhesi Muçaj dhe djalin e Kryeministrit, Greg Rama.
Pas Xhesi postoi një foto pranë Gregut, më 14 Shkurt, mediat dhe publiku aluduan se mbase mes tyre kishte nisur një lidhje, por është vetë Xhesi që u përgjigjet ‘gojëve të liga’, në emsionin Glamour Zone në TV ORA.
“Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Unë nuk e kam njohur Gregun personalisht, unë dhe Gregu kemi miq të përbashkët. Ky ka qenë fakti që ne kohët e fundit jemi bërë shumë miq. Dhe në fakt, ne jemi të gjithë single (beqar) në atë grupin tonë shoqëror dhe kishim dal të gjithë për 14 Shkurt. Duke mos e patur mendjen fare që është 14 Shkurti, duke berë bisede për një projekt të ardhshëm që Gregu ka, bëmë një video për të qeshur. Që mos të alduonin njerëzit unë shkruajta ‘bestie’ (shok i mirë). E postova, por ngaqë ishin orët e vona, nuk e mendova shumë gjatë, as nuk e mendova se njerëzit do ta keqkuptonin. As nuk e mendova që ishte Shën Valentinin”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.