×
  • Show Time
  • Show Time

    Puthje dhe përqafime që në ditën e parë, DJ kosovar i rrëmben zemrën banores

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 15:17

    Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë dy banorë të rinj, teksa u largua një me anë të votave të publikut.

    Banorët që hyn ishin dy DJ-të nga Kosova, Arbër Gumnishta (Dagz) dhe Pajtim Krasniqi (PM), e që ky i fundit endë pa u bërë 24 orë që nga hyrja e tij në shtëpi duket se ia ka rrëmbyer zëmrën banorës, Sarah Berisha.

    Pajtimi që në klipin prezantues kishte shprehur simpatinë për blogeren shqiptare, e që kjo gjë e ka befasuar Sarën.

    Pas përfundimit të spektaklit dyshja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, madje PM duke ia mbajtur dorën Sarës teksa flinte në gjumë.

    Në mëngjesin e sotëm, ishte Sara, ajo që kërkoi sapo u zgjua një përqafim nga Pajtimi, dëshirë të cilën ai ia plotësoi madje edhe duke e puthur atë.

    Tani, dyshja vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, teksa PM i ka vendosur asaj nofkën “rrushe” dhe “çika jeme”.

    Këtë afërsi të dyshes e kanë vërejtur edhe banorët e tjerë të shtëpisë të cilët pretendojnë që së shpejti do krijohet çifti i parë në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!