×
  • Show Time
  • Show Time

    Qëndruan tri orë bashkë, Blero rrëfen se çfarë ndodhi në mes të Teutës dhe Afronës

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 13:29

    Një nga marrëdhëniet më të komentuara të shoëbizit shqiptar ka qenë ajo e Bleros, me gruan e tanishme Afronën dhe ish bashkëshorten Teuta Krasniqi.


    Blero dhe Teuta, janë shprehur se vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie miqësore për hir të vajzës Tara, ndërsa së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, këngëtari rrëfeu dhe një fragment të takimit të Teutës dhe Afronës.

    Gazetarja: Ti dhe Teuta jeni treguar shumë të civilizuar duke mbajtur marrëdhënie të mira për hir të vajzës. Por a jeni nga ata njerëz aq të hapur sa të dilni për darkë ti me Afronën, dhe Teuta me familjen e saj?

    “Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, u shpreh Blero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!