×
  • Show Time
  • Show Time

    Qeqa Krelani dashurohet me një futbollist

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 12:56

    Qeqa Krelani është një nga gazetaret e sportit më të përfolura në media.


    Përveç karrierës së saj, ajo shpesh herë është në qendër të vëmëndjes edhe për jetën e saj personale.

    Pavarësisht kësaj, Qeqa shprehet se dëshiron që këtë gjë ta shmangë pasi dëshiron që të identifikohet me gjëra profesionale dhe jo personale.

    Si e ftuar në emisionin “Alarm” ajo gjithashtu tregoi se prej disa kohësh është duke jetuar një histori mjaft të bukur dashurie.

    Gazetarja u shpreh se ishte hera e parë që ajo po përjetonte emocione të tilla kaq të forta. Sipas saj kjo është edhe për faktin se personi krah saj është dikush që e mirëkupton dhe i jep krah.

    Ndonëse nuk e zbuloi identitetin e personit në fjalë, ajo zbuloi se është dikush nga bota e futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!