×
  • Show Time
  • Show Time

    Qesharake: Anton Quni ofendon Ministrinë e Mbrojtjes duke promovuar Gold AG

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 14:02

    Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, njihet për miqësinë e tij të mirë me shumë prej politikanëve vendorë.


    Të premten, ai është pritur në takim në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministri Anton Quni.

    Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar gjatë takimit me Qunin.

    “Takim vëllazëror me ministrin e mbrojtjes z. Anton Quni”, ka shkruar GoldAG në Instagram.

    https://www.instagram.com/p/CCvK4jWJMUS/?utm_source=ig_embed

    Dyshja duket se kanë pasur mundësinë që të shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin rreth gjendjes aktuale në Kosovë dhe të rejat në profesionet e tyre përkatëse.

    Gold AG përndryshe është një nga emrat e estradës, që ka zhvilluar më së shumti takime me krerët e politikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!