Sevdai Radogoshi i njohur si “Qumili” së fundmi ka thënë se “aktorët e katuneve të Klinës e Malishevës nuk dinë çka është teatri, dhe se kurrë s’kanë hy në teatër, para se të kryejnë shkollën e aktrimit”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se aktorët e teatrit nuk luajnë në teatër, por luajnë humor dhe se “ata aktorë 80-90% prej tyre, me i pyet a ke qenë ndonjëherë në teatër, para se me u fut në shkollë të aktrimit, thonë jo”.
“Do të katuneve që janë të Klinës, Malishevës, e anej, kurrë ata s’dinë çka është teatri, kurrë n’teatër s’jon hi, në audicion janë përgatit, e kanë pranu, edhe e kryn, dhe s’din…lun qaty në teatër, sa është në shkollë”, tha Radogoshi.
Këto deklarata aktori i bëri në një intervistë në T7, derisa shtoi se shkolla nuk jep rezultat.
“Shkolla nuk jep rezultat, praktika jep. Puna jote jep rezultat. E kryn shkollën me punu në teatër. E merr diplomën, por e çelë një kafiq, një hotel, edhe thotë jam profesionalist, – eh jo nuk je, je për atë që po e bën, se diplomën e ke në xhep të artit, ku je duke punuar aty je profesionalist”, tha Sevdai Radogoshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.