×
  • Show Time
  • Show Time

    Qyteti i Leskovcit në Serbi paralajmëron padi ndaj Dua Lipës për ajvarin

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 10:45

    Qyteti i Leskovcit ka paralajmëruar padi ndaj yllit botëror me prejardhje shqiptare, Dua Lipës pasi kjo e fundit e prezantoi ajvrain si ushqim tradicional shqiptar.


    ”Do të sigurojmë të gjithë mbështetjen e disponueshme për ekipin juridik që po shqyrton fillimin e procedurave kundër yllit të pop-it Dua Lipa dhe prodhuesve të kuzhinës, të cilët prezantuan markën e Leskovcit si një specialitet kombëtar shqiptar”, tha kryetari i Leskovcit, Goran Cvetanovic.

    Cvetanoviq thotë se përvetësimi i territorit të dikujt, historisë dhe tradicionalitetit në këtë mënyrë është i papranueshëm.

    ”Dhe kjo është ajo që po bën vazhdimisht kjo këngëtare dhe kjo është për çdo dënim. Nuk do të mbarojë këtu. Do të shohim me përfaqësuesit e Dhomës Rajonale të Tregtisë, përfaqësuesit e Shoqatës “Leskovački ajvar”, Institutin për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe ekipin e tyre juridik se cila është mënyra më e mirë për të reaguar, tha Cvetanoviq për Jugmedia.rs, transmeton persikopi.

    Kur moderatori e pyeti për një delikatesë shqiptare që të gjithë duhet ta provonin, Dua Lipa u përgjigj “Ajvari! është si një përzierje e specave të pjekur, ato futen në një kavanoz, është pikante, është e mrekullueshme dhe shkon me gjithçka! Me vezë, me byrek spinaqi, që është një specialitet tjetër shqiptar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!