Falë Dua Lipës, Bebe Rexha do të ketë mundësinë të performojë për mijëra fansa shqiptarë, njësoj si ajo.
Çdo vit, Dua — e cila është gjithashtu shqiptare — organizon Festivalin Sunny Hill në kryeqytetin e Kosovës, prej nga janë prindërit e saj. Një nga titullarët e këtij viti do të jetë Bebe Rexha, duke iu bashkuar një liste që përfshin gjithashtu Burna Boy, DJ Snake dhe reperin britanik Stormzy. Ajo do të performojë më 25 korrik; biletat janë në dispozicion në SunnyHillFestival.com, raporton radio “movin925”, transmeton Klan Kosova.
Instagrami i festivalit e bëri të ditur lajmin më 15 korrik duke shkruar: “Për herë të parë ndonjëherë, Bebe Rexha jonë do të japë një performancë për njerëzit në atdheun e saj. Hitet e saj që kryesuan top-listat do të na bëjnë të kërcejmë gjithë natën! Mirë se erdhe në shtëpi, Bleta”. “Bleta” është emri i lindjes së Bebes.
Përveç Duas dhe Bebes, shqiptare janë edhe Ava Max dhe Rita Ora. Fansat kanë kërkuar një lloj bashkëpunimi mes të gjitha këtyre femrave për aq kohë sa ato kanë qenë të famshme.
Nga ana e saj, Bebe sapo publikoi një bashkëpunim, “My Oh My”, me Kylie Minogue dhe Tove Lo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.