Këngëtari i mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqi-Dani, përmes një adresimi publik në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë se e gjithë Kosova duhet të ndjehet krenarë me familjen Devolli dhe kompaninë e tyre, që thotë se u ka dhënë shumë shqiptarëve.
“Puna ime si këngëtar qe gjysmë shekulli ma ka çelë derën e shtëpive të krejt shqiptarëve. Po si shtëpia e madhe e Ibrahim Devollit me djem rrallë kam gjetë. Shkëlqimi dhe Blerimi kanë tiparet ma fisnike të shqiptarit. Punëtorë, të vyeshëm, trima, bujarë, humanitarë, me përkushtim ndaj familjes, popullit dhe vendit.”, shkruan Dani.
Ylli i muzikës shqipe potencon se kontributi i Devollëve është vlerë që shtetit i solli vetëm të mira, andaj për këtë duhet të ndihen krenarë të gjithë.
“Kosova edhe krejt shqiptarët duhet të krenohen me familjen Devolli. Ata duhet me u ndihmu me arritë edhe më shumë në punën që e bëjnë më së miri. Ata e kanë bërë Kosovën konkurrente me tregjet që unë i kam pa nëpër Evropë dhe Amerikë. Ndihma për Blerimin dhe Shkëlqimin është ndihmë për Kosovën. Unë i përkrahi këta djem se me punën që e bëjnë Kosova ka veç të mira”, përfundon shkrimin e tij këngëtari nga Peja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.