×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj prek me fjalët për nënën e ndjerë

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 17:53

    Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka përkujtuar nënën e tij, e cila vdiq vitin e kaluar.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Lahaj ka shkruar fjalë prekëse për të.

    “Masi u bana i zoti i vetes u mundova me ba vere tan’ vitin, me ardhe fluturim n’perqafimi tan’. Ner qershi tonen me e nda çdo merzi, gezim e suksese me ty. Veç qashtu vera, vitit e vet jeta kish vlere. Ama ksaj vere qysh kemi me ja ba pa ty !? Nane! Çfare vere asht kjo?”, ka shkruar Lahaj.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by ???? (@ramelahaj)

    Ndryshe, Ramë Lahajt i kishte vdekur nëna dy orë para se ta fillonte koncertin që e kishte mbajtur vjet në Prishtinë.

    “Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, kishte deklaruar atëherë para publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!