×
  • Show Time
  • Show Time

    Raport i ngushtë mes Fifit dhe Graniti edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 17:40

    Fifi dhe Graniti kanë qenë një dyshe mjaft e komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por edhe jashtë saj.

    Ishte Fifi ajo që shprehu hapur ndjenjat e saj për Granitin, derisa ky i fundit fillimisht tha se e pëlqen si motër, më pas ndryshoi deklaratë, e si përfundim u kthye sërish tek ajo që tha në fillim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, kur Fifi doli nga shtëpia e Big Brother VIP, Graniti tregoi se gjërat mes tyre ishin ftohur për arsye që nuk u bën të ditura.

    Tani, duket se dyshja kanë rregulluar raportin mes vete, ku dy ditë më parë i pamë së bashku tek festa e Top Channel në 20-vjetorin e tij.

    Minuta më parë, ka qenë Graniti ai i cili ka publikuar një fotografi me Fifin, duke volusur kështu se po kalojnë mjaft mirë së bashku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!