×
  • Show Time
  • Show Time

    Rasti në Pejë, Ramë Lahaj: Rinia në Kosovë po na del jashtë kontrollit

    Reporteri
    03 Nëntor 2022 | 8:17

    Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka reaguar ndaj rrahjes së një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

    Lahaj me anë të një postimi në “Facebook”, e quajti makabër rastin ku infermierët e sulmonin të moshuarën.

    “Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin”, shkroi ai.

    Po ashtu tenori shtoi se infermierja që e ka sulmuar të moshuarës është është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit.

    Postimi i plotë:

    Për krejt ne që jemi sfiduar me prind të cilët e kanë pasë nevojën për asistencë dhe kujdes gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejmë thellë dhimbjen, fyerjen, përuljen, nënçmimin, e degjenerimin që Aurona Pelaj i bëri zonjës e familjes së saj, të afërmve e të gjithë ne.

    Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin.

    Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shpie e të moshuarve në Pejë.

    Njerëz të mirë Aurona është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve.

    Sonte do lutem për të përdhunuaren, që kjo të mos jetë traumë e pa rikuperuar, njëherë i kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë, e Aurones i uroj që prindërit e saj të mos bijnë kurrë në duart e një injoranteje të degjeneruar si vet ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!