×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagimet e fansave joshqiptarë të Taynas kur e dëgjojnë këngën “Bass”

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 12:11

    Muzika e Taynas i ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe ajo ka fansa të shumtë nga vendet dhe kombet tjera që i dëgjojnë këngët e reperes.


    Disa prej tyre e kanë xhiruar veten dhe reagimet e tyre ndaj projektit më të fundit muzikor të Doruntina Shalës që titullohet “Bass”.

    Reperja e ka publikuar një përmbledhje të disa prej reagimeve të fansave të saj të shumtë joshqiptarë.

    “Kënaqem duke i shikuar reagimet tuaja. Ju vlerësoj shumë! Ka aq shumë reagime ndaj këngëve të mia prej njerëzve joshqiptarë në YouTube”, shkruan telegrafi.

    “Dhe më vjen keq që nuk i kam postuar të gjitha, por dua ta dini se ju përcjell. Faleminderit! Jam e lumtur që e pëlqeni muzikën time”, ka shkruar Tayna në përshkrim.

    Ndryshe, “Bass” është publikuar më 12 korrik dhe tash, tri ditë pas postimit në YouTube, numëron mbi 2.3 milionë shikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!