×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon Afrim Muçiqi: Dasmat janë punë e kryer

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 11:02

    Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka shfuqizuar vendimin për mbajtjen e aktiviteteve publike dhe jopublike pa praninë e publikut.


    Ndërsa kishte deklarime se në këtë kategori do të hynë edhe dasmat dhe ahengjet tjera familjare.

    Por, këtë e ka mohuar sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook me çrast ka shkruar se ‘Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve’.

    Ndërsa këtë në një prononcim dhënë për arbresh.info e ka komentuar këngëtari, Afrim Muçiqi. Ai ka thënë se presin që edhe dasmat të lejohen.

    “Ne e kemi përshëndetur vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e vendimit me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, ne do të presim vendimin e plotë”, ka thënë ai.

    Muçiqi ka shtuar se janë në kontakt me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

    “Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, dhe do të mirët vendimi më i mirë por natyrisht për ne dhe të gjithë shëndeti është mbi të gjitha”, ka shtuar Muçiqi.

    Por, sipas tij mbajtja e dasmave tashmë është punë e kryer.

    “Kjo tashmë është punë e kryer, dhe normal që do të jepen edhe udhëzimet pasi është në përgatitje manuali për mbajtje të ahengjeve”, ka thënë Muçiqi.

    Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti mbrëmë në mbledhjen e tetë ka marrë vendim për shfuqizimin e disa vendimeve, ndër to edhe atë për aktivitete publike dhe jopublike.

    “Pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!