×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon sërish Arbër Hajdari për Jozin: Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë, njollë që nuk fshihet

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 9:50

    Opinionisti i BB VIP Albania, Arbër Hajdari ka reaguar sërish për goditjen që i bëri Jozi mbrëmë në spektakël Gjestit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka dënuar ashpër sulmin që bëri Jozi, ndërsa e quajti burracak Jozin.

    Sipas tij kjo njollë e tij nuk do të fshihet.

    “Sot pame një akt të turpshem nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njolle që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet”, ka shkruar Hajdari në Instagram.

    Jozi goditi me shuplakë Gjestin, duke e përplasur për toke, pasi ai u eleminua nga gara.

    Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!