×
  • Show Time
  • Show Time

    Regjisorja kosovare shërohet nga kanceri, nuk i mban lotët kur flet për vështirësitë që kaloi

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 18:00

    Arlinda Morina është regjisorja nga Kosova, e cila tanimë është shëruar nga kanceri.

    Në një intervistë në T7, Arlinda ka treguar se tani është, dhe se gjithçka tani është mirë, por që duhet përcjellur sëmundja kohë pas kohe, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Regjisorja kosovare u diagnostifikua me kancer tre vite më parë, derisa thotë se aq shumë është sa që harron se si je dukur para sëmundjes.

    “Gjithë kohës e kam motivuar veten, e kisha një shpresë brenda vetes”, tha Morina.

    Një vit pas diagnostifikimit, asaj iu rikthye sërish kjo sëmundje, derisa u detyrua të fillojë sërish terapinë.

    Në një moment, ajo foli edhe për motrën e saj që prej vitesh jeton në Amerikë, por që gjatë kësaj periudhe i ka qëndruar afër. “Unë e njoha më shumë motrën time, sepse ndonjëherë po i harrojmë familjarët tanë”, tha Morina me lot në sy. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!