×
  • Show Time
  • Show Time

    Remzie Osmani u bë virale pse s’e thirrën në fejesën e djalit, vjen përgjigja epike nga Mihrije Braha

    Reporteri
    18 Korrik 2022 | 20:28

    Këngëtarja Mihrije Braha është deklaruar për herë të parë pas deklaratës së koleges dhe mikes së saj, Remzie Osmanit, e cila u bë virale. Remzia tregoi se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit, derisa përmendi se ajo e ka ftuar Mihrijen në dasmën e djalit.

    E ftuar në ATV, Mihrija ka thënë se nuk e ka ftuar në fejesë sepse as Remzija se ka ftuar atë, por ka thënë se do ta ftojë në dasmë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Remzia kur e ka feju djalin s’më ka ftu. As unë s’e kam ftu në fejesë të djalit tem. Remzia kur e ka martu djalin më ka thirr. Edhe unë kur t’e martoj djalin kom me thirr. Kurgjë të keqe s’ka. Remzia është shumë e mirë. Përveç që e kam kolege shumë të dashur, e kam edhe shoqe e kam shumë mike të mirë”, ka thënë Mihrija, duke qeshur.

    Ajo ka treguar se Remzia i ka telefonuar atë dhe Naimin, pasi intervista u bë virale.

    “Ish shqetësu kur u bë virale kjo dhe më ka marrë në telefon mua dhe Naimin dhe ka thanë që ishalla s’më jeni idhnu se nuk e kam thanë me naj tendencë”, ka deklaruar Mihrija./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!