×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi Gashi niset drejt Kosovës, ka një surprizë për të gjithë fansat

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 22:33

    Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për festivalin ‘Sunny Hill’ që mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht.


    Edhe disa nga artistët që do të performojnë në këto data janë nisur drejt Prishtinës, është reperi i njohur shqiptar, Gashi ka treguar se po udhëton për Kosovë.

    Në një status në llogarinë e tij në ‘Instagram’ Gashi njoftoj se së do të sjell edhe disa bluza që mbajnë flamurin kombëtar dhe logon e ‘Sunny Hill’.

    “Rrugës për Kosovë, do ta sjell edicionin tim të limituara të bluzave me vete”, ka shkuar Gashi. Ndërkohë përpara bluzës është një logo e reperit me kapuç, ku shkruhet origjina e vendlindjes së prindërve të tij dhe shpreshja:

    “Një refugjat, i cili ia doli të arrijë ëndërrat e tij, gjë të cilën mund ta bëni dhe ju”.

    Kujtojmë që Gashi do të performoj në natën e dytë të festivalit me 3 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!