Sunny Hill Festival po vazhdon të sjellë emra të njohur botërisht për edicionin e sivjetmë.
Stormzy është artisti i radhës që i shtohet listës së performuesve në Sunny Hill Park. Ai është veç një nga yjet që do të performojë në skenën kryesore të festivalit që pritet të publikojë edhe emra të tjerë të njohur gjatë ditëve në vazhdim.
Përveç Stormzy, deri më tani janë zbuluar edhe disa emra të artistëve si: Black Coffe, Burna Boy, The Blaze, DJ Snake, Martinez Brothers, Griff, Chloe Caillet, Edgar Kerri, MYGAL, DJ Regard. Po ashtu janë bërë të ditur edhe artistë vendas përfshirë Dafina Zeqirin, Dhurata Dora e Yll Limani.
Stormzy, ishte pjesë e festivalit edhe në vitin 2022 në edicionin që u mbajt në Tiranë. Në Kosovë vjen për herë të parë.
Disa prej çmimeve të fituara nga Stormzy përfshijnë Brit Awards, BBC Awards, Global Awards, MTV Europe Music Awards, Mercury Prize, AIM Independent Music Awards etj.
Në vitin 2019, Stormzy ishte artisti kryesor në Glastonbury Festival që mbledh mbi 200 mijë njerëz në ditë. Ndërsa në nëntor të 2022-së publikoi albumin e tij të tretë “This Is What I Mean”.
Artisti njihet edhe për anën filantropike të tij. Në vitin 2018 ai themeloi fondacionin Merky përmes të cilit mbështet ndër vitet kauza të rëndësishme për të. Ndër të tjera është edhe dhurimi i bursave për studentët më ngjyrë në Universitetin e Kembrixhit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.