Post Malone është zyrtarisht baba… dhe është fejuar! Reperi dha lajmin emocionues gjatë një interviste me Howard Stern më 13 qershor.
Vetëm një muaj pasi njoftoi shtatzëninë e të dashurës së tij, Post konfirmoi se ajo kishte lindur. Ai tregoi se është bërë baba i një vajze.
“U zgjova në orën 2:30.”, tha ai. “Shkova dhe putha vajzën time dhe më pas…” Në atë moment, Howard e ndërpreu atë, duke i kërkuar që të sqaronte nëse “vajza e tij” ishte e dashura e tij apo një foshnjë. “Është vajza ime,” konfirmoi reperi.
Më pas, Post u pyet në lidhje me të dashurën dhe të sqaronte statusin e marrëdhënies së tyre. “Ajo është e fejuara ime,” pranoi Post, që ishte gjithashtu një informacion i ri. Ende nuk e ka zbuluar identitetin e gruas misterioze, por duket qartë se gjërat po shkojnë mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.