×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Reperi i njohur ndërkombëtar qëllohet me breshëri plumbash pranë shtëpisë

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 7:21
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Sidhu Moose Wala ose siç njihet edhe me emrin e vërtetë Shubhdeep Singh Sidhu, 28 vjeç, u dërgua në spital i plagosur dhe më pas u dha edhe lajmi i vdekjes.

    Prej disa kohësh ai i ishte futur rrugës së politikës.

    Sipas CNN, shefi i policisë Viresh Kumar Bhawra ka deklaruar se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat i përkisnin tre armëve të ndryshme.

    Sipas policisë ky sulm mund të jetë bërë nga një anëtar bande nga Kanadaja që dyshohet se mori përgjegjësinë për vdekjen e Moose Wala. Por grupet politike kanë fajësuar Partinë Aam Aadmi (AAP) në pushtet të Punjabit për lejimin e vrasjes.

    Moose Wala u largua nga shtëpia e tij në një makinë me dy persona të tjerë rreth orës 16:30. Rreth një orë më vonë, dy makina iu afruan automjetit nga përpara dhe hapën zjarr, ka deklaruar Bhawra.

    Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes, të cilët deri më tani mbeten të paidentifikuar.

    Reperi u bë i famshëm pasi publikoi këngën e tij të parë në 2017. Ai kishte rreth tetë milionë ndjekës në Instagram dhe videot muzikore kanë grumbulluar miliona shikime në YouTube.

    Lidhur me lajmin për vdekjen e tij ka reaguar edhe reperi Drake duke shpërndarë një foto të tij në Instagram me mbishkrimin “RIP Moose”.

    Ai u fut në politikë në vitin 2021 dhe iu bashkua partisë së Kongresit Kombëtar Indian, duke konkurruar në zgjedhjet legjislative të Punjabit në shkurt, por u mund nga kur rivali AAP.

    Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!