Reperi Tyga nuk mërzitet për situatën që është krijuar nga pandemia, andaj vazhdon të argëtohet në maksimum.
Nuk janë të rralla rastet kur ai është pjesë e ndejave ku marrin pjesë femra gjysmë të zhveshura, ndërsa kujdeset që pamjet t’ua sjell ndjekësve në rrjete sociale.
Kështu veproi edhe së fundi, ai publikoi një sërë videosh nga një mbrëmje, ku shihet se po argëtohej në maksimum.
Madje, ai nuk kurseu as paratë e shumta që mbante në duar dhe ua hidhte vajzave që po vallëzonin përreth tij e po ashtu e mbulonte edhe dyshemenë me to, shkruan lajmi.net.
Tyga edhe një herë dëshmoi se nuk i bën fare për masat e pandeminë, andaj vazhdon të argëtohet ashtu siç dëshiron.
Lidhur me veprime të tilla, reperi ishte kritikuar edhe më herët, por këto nuk i merr aspak për bazë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.