×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperit kosovar nuk i njihet diploma në Suedi, regjistron fakultetin në moshën 37 vjeçare

    Reporteri
    28 Korrik 2022 | 15:35

    Reperi i njohur kosovar, Vigan Bardhi, i njohur me emrin e artit Vig Poppa nuk është aktiv në skenën muzikore si në fillim të karrierës.

    Ai më shumë është fokusuar në jetën private ku ka shkuar të jetojë në Suedi me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

    Në këtë shtet, reperi tashmë ka nisur t’i kryej edhe studimet, pasi që kishte deklaruar se shkollimi në Kosovë nuk i ka vlejtur asgjë në Suedi.

    Përmes një postimi në Instastory, bashkëshortja e tij e zbuloi këtë lajm.

    ”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”, shkroi ajo në postim të cilin e ripostoi reperi.

    Kujtojmë se kohë më parë, në një intervistë, Vig Poppa tha se edhe pse ka zgjedhur për të jetuar në Suedi, i është dashur të nis çdo gjë prej fillimit. Madje ai ceku se shkollimi në Kosovë nuk i ka vlejtur asgjë.

    “Këto dy vitet e fundit jam duke u përgatitur për universitet në fakt. Shkollimi i Kosovës nuk më ka vlejtur asgjë në Suedi edhe shkaku i mos-njohjes së gjuhës mu ka dashur të bë gjithçka prej fillimit, kështu që jam ende në proces të përgatitjes për universitet. Muzikën për momentin e kam lënë pak anash, po gjithsesi do të punoj në muzikë në të ardhmen, sepse krijimi i muzikës është pjesë shumë e madhe e imja qe s’mundem ta injoroj”, ishte përgjigja e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!